Një fermer gjerman po padit qeverinë sepse nuk ka mundur të arrijë objektivat e përcaktuara për klimën. I zhgënjyer për dështimin e qeverisë gjermane në plotësimin e objektivave për mbrojtjen e klimës, fermeri Heiner Luetke Schwienhorst, ka hartuar një padi penale kundër Berlinit për ta detyruar atë të veprojë.
Bashkë me dy feremerë të tjerë dhe me mbështetjen e greenpeace, ai ka sfiduar në gjykatë qeverinë gjermane me pretendimin se është dorëzuar përballë shifrave të parashikuara për reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë, të përcaktuara nga vetë ajo, por edhe nga ligji evropian.
“Normalisht, ne duhet ti kishim mbushur hambarët tanë me tagji dhe duhet të kishim mbledhur mbi 500 mullarë. Kjo do të kish qenë e mundur nisur nga sipërfaqja e fushave tona. Por nuk ka ndodhur kështu dhe kjo për faj të qeverisë që nuk ka respektuar objektivat për klimën deri në 2020”, ka thënë fermeri.
Sipas tij, përfaqësuesit politikë janë shumë të lëkundur për objektivat e klimës që vetë ata i kanë përcaktuar ndërkohë që kjo është përgjegjësi e tyre politike dhe është dicka shumë e rëndësishme.
Ardita Becolli
Top Channel