Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

“Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë,” tha Erdogan, transmeton KosovaPress.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, të cilin Turqia e dënoi me forcë.

Është miratuar gjithashtu një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA