Pjesëmarrësit në një funeral në Gjermani, e panë veten të droguar, në mënyrë jo vullnetare, pasi aksidentalisht, në ceremoni ishin ofruar kekë hashashi.
Policia në qytetin lindor, Rostok, tha se pas varrimit, ceremonia ishte zhvendosur në një restorant ku ishte shërbyer kafe dhe kekë, sic është edhe zakoni në gjermani. Kur një numër personash kishte ndjerë papritur simptoma si të vjella dhe marrje mendsh, disa madje kishin kërkuar edhe trajtim mjeksor, policia kishte nisur hetimin.
Ajo kishte zbuluar se punonjësja e restorantit, që duhet të bënte kekët, i kishte kërkuar vajzës së saj 18 vjecare ti piqte. Në vend të kekëve për funeralin, ajo kishte marrë kekët e hashashit nga frigoriferi, gabimisht, që sipas policisë ishin bërë për një tjetër okazion. Incidenti ndodhi në gusht, por u bë publik vetëm këto ditë në shenjë respekti për familjarët e të vdekurit, në zi. Policia thotë tani se ka vënë nën hetim 18 vjeçaren.
Top Channel