Prej 3 ditësh një vatër e madhe zjarri po djeg pyjet në fshatin Kokërdhak të njësisë administratvive Fushë-Bulqizë të bashkisë Bulqizë.

Zjarri i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë ka bërë që të përhapet me shpejtësi ne dy shpatet e malit, duke zhuritur disa hektarë pyje.

Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen me mjete zjarrëfikëse. Zjarri mendohet i qëllimshëm dhe është favorizuar nga moti i thatë.

Ndërkohë zjarri i rënë në masat pyjore të Nikolicës ka marrë përmasa më të mëdha pasi era ka favorizuar riaktivizimin intesiv të vatrave të zjarrit.

Forca të shumta zjarrëfikëse dhe ato të ushtrisë e kanë pasur të vështirë të mbajnë nën kontroll zjarrin, i cili prej mesditës është bërë akoma më intesiv.

Autoritetet greke nuk i kanë dhënë një përgjigje pozitive kërkesës së autoriteteve lokale për ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA