Ka nisur seanca dëgjimore në komisionin e ligjeve për vendet vakante në gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë janë 3 kandidatë për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

Arta Vorpsi është e para që ka marrë fjalën: “mendoj se përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese”.

Ndërsa kandidatja e dyte në seance dëgjimore Elsa Toska u shpreh: “Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re postreformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në ceshtjen e të drejtave të njeriut dhe çështjeve kushtetuese”, tha ajo.

Ndërkohë, kandidatja e tretë, Fiona Papajorgji tha: “Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese”, tha Papajorgji.

Vijon…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA