Foto ilustruese

12.4 kilogramë Cannabis Sativa dhe dy persona të arrestuar- ky është rezultati i operacioneve policore në Vlorë.

Mësohet se në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës u bë i mundur arrestimi i 24-vjeçarit R.R, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 12.4 kilogramë Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA