Në vitin jubilar të 110-vjetorit të hapjes së Normales së Elbasanit, si e para shkollë e cila do të përgatiste mësues për të shpërndarë Gjuhën Shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse, një vëmendje e veçantë i është dhënë Muzeut të kësaj shkolle.

Me dokumente të vyera ky muze flet për historikun e kësaj shkolle dhe të “dijetarëve” që do të përçonin Gjuhën Shqipe.

 

Disa herë Muzeu është tentuar të shpërngulet nga Elbasani, por vlerat e tij marrin kuptim vetëm këtu. E vetmja ndërhyrje që nevojitet është shtimi i ambienteve. Vetë nxënësit e asaj që sot quhet shkolla “Luigj Gurakuqi” tregojnë eksperiencën e tyre si nxënës, por edhe si ciceronë në këtë muze.

Në vitin jubilar të 110 vjetorit të hapjes së Normales, drejtuesit e kësaj shkolle u bëjnë thirrje të gjithë atyre që posedojnë dokumente të hershme të normalistëve, t’i bëjnë pjesë të pasurisë së muzeut dhe padyshim t’i bashkohen kremtimeve që do të organizohen me rastin e 110 vjetorit.

Top Channel