Lionel Messi magjeps “Campn Noun” në takimin me Valladolidit, të cilin Barcelona e mposhti thellë me rezultatin 5-1, duke u ngjitur në krye të La Ligas me dy pikë më shumë se Grana dhe Atletico e Madridit.

“Ylli” argjentinas realizoi dygolësh dhe ishte protagonist me asistet të mrekullueshme në dy gola të tjerë, ndërsa në minutat shtesë humbi mundësinë e artë për të marrë topin në shtëpi (nëse do të realizonte tregolësh).

“Blaugranave” iu mjaftuan më pak se tre minuta lojë për ta zhbllokuar takimin me Lenglet, që i gjendur në vendin dhe kohën e duhur si dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes e dërgoi topin në rrjetë. Skuadra mike mundi të reagonte shumë shpejt, teksa në minutën e 15-të Kiko përfitoi edhe nga pasiguria e Ter Stegenit, duke e shtyrë topin në rrjetë.

Pas këtij momenti situatën e mori nën kontroll Lionel Messi, fillimisht me një asist perfekt për Vidal, që u gjat për një prekje magjike, për golin e 2-1. Vetëm 5 minuta më vonë “Pleshti” dhuroi spektakël me një goditje nga distanca që rezultoi e pakapshme për Masip, 3-1.

Barcelona e nisi qetë pjesën e dytë, por me Messin në organikë mund të presësh nga moment në moment ndonjë magji. 32-vjeçari kontrolloi dhe goditi bukur brenda zonës, i shërbyer nga Rakitic për golin e 4-1, ndërsa pak çaste më vonë asistoi Luiz Suarezin, që vulosi shifrat në 5-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA