Një banor i Brukselit, përpjekjet e të cilit për të gjetur biçikletën e vjedhur elektrike në Belgjikë ishin të pasuksesshme, e lokalizoi atë falë një aplikacioni në celular.

Denis Hacquin e pa në app se biçikleta ishte 2000 km larg tij, në Fier.

Teksa nuk kishte asnjë reagim në Belgjikë, ai iu drejtua shqiptarëve, madje i shkroi në Twitter dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai mori qindra mesazhe që ofronin ndihmë për të gjetur biçikletën dhe i sugjeronin që të kontaktonte ministrinë e Brendshme në Tiranë.

Më pas ai shkroi: “U nisa email dhe një ditë më pas e gjetën biçikletën. Tashmë autoritetet shqiptare po punojnë për të kthyer mjetin në Belgjikë. Ndërsa Hacquin gjeti rastin të falenderonte specifikisht zv/ministren e brendshme, Romina Kuko për ndërhyrjen e saj në zgjidhjen e çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA