Ndërtimi i një centrali për prodhimin e energjisë elektrike do të rikthejë në punë zonën industriale në qytetin e Fierit.

Një pjesë e Azotikut, ku dikur prodhoheshin plehra kimike, por e mbetur tashmë jashtë funksionit, do të shndërrohet në central të prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet gazit. Kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike pritet të jetë 750 kilovolt në 24 orë.

Ndërtimi i centralit elektrik me vlerë investimi fillestar rreth 5 milion euro nga një kompani italiane do të hapë edhe 500 vende të reja pune.

Sipas drejtorit të Azotikut, centrali që do të prodhojë energji elektrike nëpërmjet gazit është i pari i këtij lloji në vendin tonë, ndërsa ndotja e mjedisit është e papërfillshme falë teknologjisë bashkëkohore që do të përdoret.

Drejtuesit e Azotikut po bashkëpunojnë edhe me kompani të tjera për shfrytëzimin e sipërfaqes ku shtrihej gjigandi i përpunimit të plehrave kimike.

Pas rehabilitimit në dy faza të ambienteve të brendshme me një sipërfaqe prej 16 ha, kanë mbërritur edhe disa oferta nga kompani të tjera.

Shpëtim Cane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA