Fotografi ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras.

Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi Valter Hajderlli , rreth 36 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren Gj. Hibo, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll.

E plagosura u transportua në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit shtetasi V.H, është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA