Philip Morris International prezanton pajisjen më të re IQOS 3 DUO

28/10/2019 11:15

Kompania Philip Morris është e vendosur në krijimin e një të ardhme pa tym.

Për t’u ardhur më shumë në ndihmë duhanpirësve të rritur që nuk heqin dot dorë nga duhani, kompania ka prezantuar së fundmi një pajisje të re pjese e portofolit të produkteve pa tym IQOS, IQOS 3 DUO.

Kjo risi është prezantuar për herë të parë në Japoni në muajin Shtator dhe në vetëm kaq pak kohë, mbërriti mbrëmjen e së enjtes edhe në Shqipëri.

IQOS 3 DUO përfaqëson hapin më të fundit të PMI në rrugëtimin drejt një të ardhme pa tym duke përforcuar pozicionin udhëheqës në këtë kategori produktesh.

Kjo pajisje konfirmon edhe njëherë angazhimin e kompanisë për të investuar vazhdimisht e në mënyrë konstante në zhvillimin dhe komercializimin e produkteve të vërtetuara shkencërisht që mund të ndihmojnë miliona duhanpirës të rritur që ndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, për të kaluar në alternativa më pak të dëmshme.

Pajisja më e fundit, IQOS 3 DUO, është krijuar me karakteristika të reja për të ndihmuar duhanpirësit e rritur të largohen më lehtë nga cigaret. Duke prezantuar mbajtësin më të shpejtë dhe më të fuqishëm brenda familjes IQOS, IQOS 3 DUO lejon dy përdorime të njëpasnjëshme pa rimbushur mbajtësin, ndërsa koha e karikimit është shumë më e shpejtë krahasuar me IQOS 3 dhe IQOS 2.4+.

PMI prej mëse një dekade ka bërë me dije se synon që deri në vitin 2025 të paktën 40 milionë duhanpirës të cigareve të PMI, të cilët zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan, të kenë kaluar në produkte pa tym.

Deri më tani bëhet kompania ka investuar në 10 vite, mbi 6 miliardë dollarë në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe komercializimin e portofolit të produkteve të reja pa tym. Mbi 400 shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë punojnë mbi zhvillimin dhe hulumtimine këtyre produkteve.

Mesatarisht, 70 përqind e duhanpirësve që kalojnë në IQOS braktisin cigaren, gjë që e bën sot IQOS të jetë alternativa më bindëse pa tym. Mëgjithatë, është e rëndësishme të theksohet se IQOS nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.

IQOS 3 DUO ka hyrë si fillim në Japoni në muajin Shtator dhe më pas deri në fund të vitit 2019 do të mbulojë shumicën e tregjeve ku IQOS është aktualisht i disponueshëm.

Philip Morris International: E ardhmja pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym në dobi të të rriturve, të cilët në të kundërt do të vazhdonin të pinin duhan. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve elektronike e aksesorëve shtesë, si dhe produkte të tjerë që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SH.B.A.-së. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që edhe pse nuk janë të padëmshme, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa pirja e cigareve tradicionale. Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produktit dhe shkencës së avancuar, PMI synon të sigurojë që produktet pa tym të plotësojnë kërkesat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat e rrepta rregullatore.

Portofoli i produkteve pa tym i PMI IQOS përfshin produkte të duhanit të me ngrohje dhe produkte që avullojnë nikotinë. Që nga 30 qershori 2019, PMI vlerëson se afro 8 milion duhanpirës të rritur në të gjithë botën tashmë kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në produktet duhanit me ngrohje të PMI, të disponueshëm për shitje në 48 tregje në qytete kryesore ose mbarëkombëtare nën markën IQOS. Për më shumë informacion, vizitoni www.pmi.com  dhe www.pmiscience.com.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA