FOTO/ E keni parë lulishten më të re në Tiranë? Ajo ndodhet pas ish-Ekspozitës

28/10/2019 14:05

Një tjetër hapësirë e gjelbër i është shtuar kryeqytetit. Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po punojnë intensivisht për t’i ofruar banorëve të zonës së ish-Ekspozitës një ambient komod për të kaluar disa orë qetësie në gjelbërim.

Tashmë stolat prej druri, lulet dhe pemët e mbjella aty, kanë krijuar një hapësirë të re ku familjarët mund të shijojnë një pasdite të këndshme.

Qëllimi kryesor i Bashkisë së Tiranës është shtimi dhe rikualifikimi i hapësirave të gjelbra në çdo cep të kryeqytetit, në mënyrë që banorët të ndihen sa më komodë në lagjet e tyre, pa pasur nevojë të bëjnë distanca të largëta.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA