Vajza e luleve/ Me rërën e detit ajo i ngrin lulet natyrale dhe me penel i jep ngjyrë

27/10/2019 19:48

“Kisha lule natyrale që mi kishin bërë dhuratë njerëzit e mi të dashur dhe doja që t’i ruaja për gjithnjë. Mu ndodh rërë në shtëpi  dhe e fillova këtë proces natyrshëm. “

Tina Xhaja nga Durrësi,  ndryshe njihet si vajza e luleve. Dy vite më parë rastësisht filloi të ngrije lulet natyrale.

Lulet e saj ndryshe nga ato natyralet jetojnë gjatë, dhe këtë e siguron rëra e detit.

“Baza natyrale është lulja dhe lulen e lyejmë me ngjitës të lëngshëm më pas e spërkas me rërë. Më pas e lëmë të thahet në diell ose në furrë, e spërkasim përsëri në rërë e mas e ngjyrosim. ”

Rëra dhe peneli duhet të ngjyrosin e kujdes  me bojën akrilik petalet e lules.

“Me qenë së ky është vetëm një trëndafil, le të themi që kërkon një ditë e gjysmë pune.”

Porositë nuk mungojnë. Dikush kërkon trëndafilin e parë të dhuruar nga i dashuri i zemrës,  e një tjetër e lulet të diplomimit, apo ato të nusërisë.

“Porosia e parë më erdhi kur hapa faqen e facebook-ut nga njerëz të panjohur. Më parë merrja porosi vetëm nga të afërmit. ”

Tinën, hajduten  e rërës  çdo mbasditeve e sheh në breg të detit duke marrë rërën që i jep jetë lules së këputur.

 

Top Channel