Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për vleresimin e masave të sigurisë të vendosura paraprakisht për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të hipotekës së Durrësit, komunës së Ishmit dhe specialistë, si dhe përfitues të akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Seanca po shoqërohet me prani të madhe forcash policore përreth godinës së gjykatës.

Janë 27 persona nën hetim për tjetërsimin e 65 mijë m2 në Ishëm përmes shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv, mashtrimit e falsifikimit të dokumentave.

Personat nën hetim akuzohen gjithashtu si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

  Arrestimet për Lalëzin/ 9 persona mbeten në burg, të tjerët lirohen

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA