Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në presidencë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Meta shkruan se uroji Albinin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.

Statusi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA