Vatikani ka nxjerrë nxjerrë rruzare elektronike si një mënyrë për të tërhequr më shumë të rinj, por aplikacionin ua kanë kapur hakerat të paktën tri herë në vetëm pak ditë pas hedhjes në treg.
Rruzari elektronik aktivizohet duke bërë shenjën e kryqit, dhe lidhet kështu me aplikacionin në celular, që thotë “kliko për t’u lutur”. Synimi ka qenë që të rinjtë të luten më shpesh.
Një ekspert sigurie, i cili hyri në sistemin e aplikacionit për 15 minuta, tha se kishte kontaktuar menjëherë Vatikanin që ta zgjidhnin problemin.
Sipas tij, kushdo që do të futej do të kishte mundësinë të merrte llogarinë e viktimës, bashkë me të dhënat personale.
Rruzari elektronik është nxjerrë në shtije për 99 euro, një çmim që është kritikuar shumë, aq sa një prift në Francë, i cili ka një blog, e ka quajtur skandaloz.
Aj.P
Top Channel