Përvjetori i vrasjes së Kacifas- 1800 grekë hynë në Kakavijë për 2 ditë
26/10/2019 08:43
Pritet të nisë në pak minuta ceremonia e 1-vjetorit të vdekjes së Kostandinos Kacifas- it në Bularat.
Mësohet se 1800 shtetas grek kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në piken e kalimit kufitar të Kakavijës. Ndërkohë, shtatë janë refuzuar për çështje dokumentacioni, ku 3 ndër ta rezultonin “non grata”.
Këtë mëngjes, një mikrobuz ka hyrë në Kakavijë, me 25 persona, të afërm dhe familjarë të Kacifas.
Ju kujtojmë se 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.
Top Channel