Nxjerr armën pasi i përplas qëllimisht makinën, arrestohet në Tiranë 22-vjeçari
26/10/2019 09:15
Një 22-vjeçar, i cili për shkak të konflikteve të mbartura ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri ka rënë në pranga nga policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicale L.M., banues në Tiranë, që rezulton me precedent të mëparshëm penalë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, ku agresori ka goditur mjetin e shtetasit G.D, 23 vjeç.
Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.
Pas arrestimit të tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë
Top Channel