Përvjetori i vrasjes së Konstandinos Kacifas-it solli brenda 24 orëve të fundit 1800 shtetas grekë, ku u mësua se shtatë ishin refuzuar për çështje dokumentacioni, ku 3 ndër ta rezultonin “non grata”.

Në mesin e tyre ishte edhe Babis Karathano një nga aktivistët e organizatave të Vorioepirit, i cili u ndalua dje nga policia që të hynte në tokën shqiptare nga kufiri grek. Karathano duket se ishte “non grata”. Dëbimin ai e ka bërë publik vetë duke treguar dokumentin e firmosur nga dy policët shqiptarë.

Ja çfarë thuhej në postimin e tij në Facebook:

“Dokumenti në fotografi thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e tij me justifikime qesharake, uroj të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në të përditshmen, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.”

Një vit më parë Karathanos ishte në Bularat ku u  shoqërua për disa orë nga policia shqiptare dhe është marrë në pyetje. Ai ishte në ceremoninë e varrimit të Kacifas-it, ekstremistit grek që me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Me armë në dorë Kacifas shkoi në një kodër sipër fshatit ku u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila morri zonën nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA