Mëngjesin e sotëm i gjithë qyteti i Durrësit është mbuluar nga mjegulla, e cila ka krijuar vështirësi edhe në ankorimin në port të anijes turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj.

Sirenat e anijes ”Sirena” kanë jehuar në të gjithë qytetin, teksa kërkonte orientim për futjen dhe ankorimin në kalatë për shkak të pamjaftueshmërisë së pamjes. Me ndihmën e rimorkiatorit, ”Sirena”, anija turistike me gjatësi 180 metra u bregëzua.

Ajo po kryen një udhëtim në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe mbërriti në  Durrës pas vizitës në Kotorr të Malit të Zi. Në mbrëmje, pas një qëndrimi 12 orësh qëndrimi, ku është parashikuar që turistët të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit,  kroçera do të vijojë lundrimin drejt portit të Argostolit në Greqi.

Që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit kanë mbërritur 16 kroçera me 2,416 turistë nga vende të ndryshme të botës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA