Një 28 vjeçar është ekstraduar nga Italia për në vendin tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Shtetasi me iniciale K.H, 28 vjeç lindur në Kurbin ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
Kujtojmë që vrasja ka ndodhur më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, ku si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Top Channel