Javët e gjuhës italiane sjellin në Shqipëri shkrimtaren Anilda Ibrahimi. E larguar që në vitin 1993, ajo zhvillon krijimtarinë e saj letrare në gjuhën italiane, por historitë që sjell janë tërësisht shqiptare.
Këto histori janë po ato, që dikur një adoleshente, ajo ëndërronte t’i tregonte botës. Janë historitë e grave dhe vajzave shqiptare të para viteve 90. Librat e saj u përpinë nga publiku Italian, fillimisht sepse gjenin ato gjëra ekzotike të një vendi komunist shumë pranë tyre, e më vonë, sepse donin stilin e Ibrahimit.
Jeni një grua që jetoni midis dy kulturave. Shkruani në italisht. Cfarë ju jep ajo gjuhë që nuk e gjeni tek shqipja?
“Nuk është fakor, që gjen apo nuk gjen në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe është dhe do ngelet gjuha e nënës për shumë arsye. Është faktor i identitietit të njeriut. Që unë shkruaj në një gjuhë, që e jetoj. Kam nevojë për përditshmërinë time . Raporti me gjuhën është një raport dashurie. Është një raport që merr dhe jep. Unë kam nevojë ta prek përditshëmrisht gjuhën me të cilën shkruaj”, shprehet ajo.
Kur e ndieni që një libër ka ardhur dhe ju duhet ta tregoni?
“Unë kam disa histori që do t’I tregoja në të gjitha gjuhët e botës, edhe sikur t’i kisha shkruar në shqip. Këtu kthehemi tek Elizabeth Strout, e cila thotë; Ti do të tregosh të njëjtën histori . Do ndërrosh personazhet dhe ambientin, por historia jote është kjo. Dhe historia ime në përgjithësi ngelet tema e identititetit, tema e guas shqiptare, tema e ikjes, tema e ndërthurjes së gjuhëve në një jetë tjetër Në një vënd tjetër”, shton më tej.
Një mesazh për gratë dhe vajzat që po të ndjekin. Vazhdimisht i drejtohesh me librat e tu, por jo të gjitha kanë mundësi të të lexojnë në gjuhën italiane?
“Vështirë e gjesh fjalët. Sepse duken si banaliteti I gjërave të vogla, dhe unë ndodhta nuk bëj përjashtim nga gjërat e vogla të jetës. Mund të them; Ndiqni ëndrrat tuaja. Sepse është jeta që do t;ju thotë jo. Mos mendoni ti reduktoni duke menduar që nu mundeni. Ju mundeni! Ashtu sic munda unë të jem shkrimtare në një gjuhë tjetër”, shprehet Ibrahimi.
Anilda Ibrahimi mund ta ketë këtë vizitë të tretën gjithsej në Shqipëri që pas 90. Fillimisht ajo ka qenë në dhjetor të vitit të shkuar për letërsinë e migracionit, aktivitet ky i organizuar nga Departamenti i Italishtes. Librat e saj ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe.
Jetona Kocibelli
Top Channel