Fiks Fare solli historinë e një nëne që bën thirrje për ndihmë, pasi dhunohet e kërcënohet me vdekje nga vajza e saj me probleme të shëndetit mendor. Drane Deda ankohet në Fiks Fare se vajza e saj 26 vjeçare ka kriza të forta nervore dhe në ato momente ajo bëhet shumë e dhunshme.

Ajo tregon për Fiksin se vajza e ka goditur disa herë , e ka dhunuar, e kanë çuar në spital, por spitali psikiatrik në Shkodër nuk ia shtron.

” Nuk di ç’të bëj , nuk di ku të shkoj, është e pamundur ta mbajmë në shtëpi, ajo të mbyt kur bëhet me nerva, më ka thënë disa herë do të mbys ” tregon mes lotësh Drania.

Së fundi vajza e saj është dërguar në spitalin psikiatrik në Shkodër, por që mjekët atje e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë eja dhe merre se është shumë e dhunshme dhe nuk na bindet.

” Sapo e çuam në spital, të nesërmen na mori mjekja dhe tha ejani e merreni se nuk e mbajmë, mirë që po e marrim po ku ta çojmë?” thotë znj.Deda

Fiksi solli bisedën e vëllait të sëmurës me mjeken, ku kjo e fundit i kërkon që të shkojnë ta marrin pasi nuk e mbajnë dot se është dhunshme dhe nuk pi ilaçet.

Gazetarët e Fiksit shkuan në psikiatri, ku mësuan se pacientja ishte shtruar shpesh herë, madje njëherë kishte qëndruar në shtëpinë mbështetëse të spitalit për 8 muaj. Mjekja ua mohon gazetarëve të kenë thënë se do e nxjerrim nga spitali.

“Ne nuk kemi thënë eja merreni, pasi pacientes akoma nuk i është bërë konsulta” thotë mjekja.

Ndërkohë drejtori i shtëpisë mbështetëse thotë se ka qenë 8 muaj pacinetja në ato ambiente, por nuk mund ta mbanin më shumë pasi këto nuk janë ambiente për ato lloj rastesh. Ndër të tjera mjekja nuk nguron të tregojë edhe dhunën që pacintja ka treguar mbi administratën e spitalit, madje edhe roja i institucionit nuk i ka shpëtuar dhunës së 26 vjeçares.

Kur institucionet e specializuara nuk mund t’i ofrojnë ndihmë këtyre pacientëve, çfarë mund të bëjnë familjarët që i kanë në shtëpi?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA