Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në një njoftim për media ka sqaruar se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë dje se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do të kërkohet ndihmë juridike nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Në komunikatën e lëshuar për media bëhet e ditur se në këtë kontekst, kjo ndihmë eventuale do të realizohet nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare me anë të ekspertizave dhe ekzaminimeve profesionale, të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të procedurës penale të këtij rasti, ashtu siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.
Ndryshe, dje kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dhënë deklaratë për media se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e rastit të Astrit Deharit.
Top Channel