Fansja e zjarrtë e Jona Kalemaj, që sot ndan të njëjtën shtëpi me të…

25/10/2019 18:19

Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli nën statusin e “mamasë së lumtur”, shoqëruar nga dy vajzat e saj, Ejsi dhe Santa.

Jona pranoi që me ardhjen në jetë të vajzave, i ka ndryshuar jeta dhe ndihet më e kompletuar se kurrë, edhe pse pranoi se e ka të vështirë të qendrojë gjatë gjithë ditës me to, për shkak të angazhimeve në punë.

Thënë këtë, Jona gjeti rastin të falenderonte mikeshën e saj, Aurorën, e cila jo vetëm kujdeset më së miri për vajzat, por është bere pjesë e pandashme e familjes së saj.

Jona zbuloi se në fakt Aurora ka qenë dikur fanse e çmendur e saj, që i shkruante pa pushim ne rrjetet sociale dhe me kalimin e kohes ato u njohën, e tashmë e konsiderojnë njëra-tjetrën motra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA