Ka mbërritur raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e vdekjes së aktivistit së Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Në tre përfundimet e raportit konstatohet ekzaktësisht se:
1.Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.
3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.
Prokuroria Themelore në Prizren bënë me dije se raporti i eksperizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë.
Prokurori i Shtetit ka siguruar familjen Dehari dhe opinonin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Ju kujtojmë se aktivisti ndërroi jetë në 2016- n, gjatë transportit nga dhomat e paraburgimit për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Top Channel