Mazhoranca “ok” për të diskutuar sistemin zgjedhor. Gjiknuri: Propozimet e PD i marrim nga OSBE

24/10/2019 12:21

Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, deklaroi sot në një konferencë se Partia Socialiste është gatshme dhe ka rënë dakord që opozita parlamentare të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor dhe më pas kjo të diskutohet në komision.

Opozita parlamentare ka vendosur kusht të panegociueshëm ndryshimin e sistemit për të dhënë votat për miratimin e reformës së re zgjedhore.

Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, Gjiknuri theksoi se ajo mund t’i dërgohet OSBE-së dhe më pas t’i kalojë Komisionit Parlamentar.

“Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë komples për t’u ulur me ne”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkohë, bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, mungoi në konferencën me Gjiknurin për shkak se ndodhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat, pas deklaratës së bërë në mëngjes nga Korab Lita, i cili pretendon drejtimin e grupit.

  Nga ndryshimi i sistemit, te kufizimi i mandatit të kryeministrit, Top Channel zbardh propozimet e Patozit për “Zgjedhoren”

Top Channel