Korab Lita i “hakërrehet” Gramoz Ruçit: Mos fut hundët te grupi ynë, s’e mban dot ti Rudinën kryetare

24/10/2019 09:22

Në një deklaratë për shtyp, ndër të tjera, deputeti Korab Lita i kërkoi kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçit të mos përfshihet në çështjet e brendshme të grupit parlamentar demokrat.

“Si kryetar i Grupit Parlamentar jam njoftuar se disa deputetë kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e grupit (tim). Jam në pritje të shkresave. Asnjë deputet nuk mund të bëhet pjesë e grupit nëse do Gramoz Ruçi të mbaj Rudinën kryetare”, u shpreh ai.

Më tej shtoi:

“I bëj thirrje Gramoz Ruçit të mos fusë hundët në grupin tonë parlamentar. Grupi parlamentar dhe unë si kryetar i tij i shprehim të gjithë mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e Komisonit të Reformës Zgjedhore. I tërheqim vëmendjen se ajo është aty si përfaqësuese e grupit tonë parlamentar dhe jo si përfaqësuese e Gramoz Ruçit.”

Top Channel