Humbi fansa kur u fut në politikë, Jul Deda: Pyes palën e majtë, po të isha fut në PS do isha aktor i mirë?

24/10/2019 00:22

Artistët shqiptarë që kaluan nga arti në politikë është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Një ndër artistët që është angazhuar dhe është përfshirë në politikë është aktori i humorit Julian Deda.

I ftuar në Soiree, ai ka treguar se artisti humb kur merret me politikë dhe këtu e kishte fjalët për të gjithë fansat që dikur e pëlqenin. Ndër të tjera ai ka pohuar se njerëzit nuk mendojnë që është aktor i mirë, vetëm se merret me politikë.

“Pyes palën tjetër, pra palën e majtë, po të isha fut në PS do isha po aktor i mirë? Sepse që në momentin që u futa në PD, për palën këtej nuk isha më”, ka thënë Jul Deda.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe shembullin e Elhaida Danit për të dëshmuar se një artist kur merret me politikë do të humbasë mbështetjen e njerëzve dhe fansave.

“Dua të sjell këtu shembullin më klasik kur Elhaida Dani mori pjesë tek një spot i kryetarit aktual largqoftë Erion Veliaj. Kur ajo fitoi ‘The Voice’, ishte një ndër zërat më të mirë dhe të talentuar, por papritur kjo u bë njeri i patalentuar, është shprehur aktori.

Këtij mendimi i ka qëndruar edhe Memli Krasniqi, ish reperi i njohur i grupit “Ritmi i rrugës”, që sot është nënkryetar i PDK-së.

“Fansat që kanë qenë militantë (s’po i quaj negativisht) të partive të tjera e humbin vlerësimin, respektin etj. dhe është diçka që secili artist e mat, veçanërisht nëse kemi të bëjmë me dikë nga fusha e muzikës”, është shprehur Memli Krasniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA