Gabimi me himnin shqiptar në ndeshjen Francë-Shqipëri do i kushtojë Federatës Franceze të Futbollit 20 mijë euro.

UEFA e ka gjobitur me 20 000 euro Francën për shkak të gabimit në vendosjen e himnit shqiptar në takimin Francë-Shqipëri, të zhvilluar me 7 tetor në “Saint Denis”, kur u vendos gabimisht himni i Andorrës.

Një surprizë e pakëndshme që shkaktoi shtyrjen e ndeshjes me 7 minuta, pasi delegacioni kuqezi kërkoi me ngulm që të korrigjohej gabimi, ndryshe nuk do të pranonin të nisnin lojën.

Me motivacion mospërmbushje e detyrimeve në organizimin e ndeshjes, Federata Franceze e Futbollit ndëshkohet me gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA