Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër.

Megjithëse sheshxhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”. Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj.

Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve.

Top Channel