25/11 15:31
Klubi i Flamurtarit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Dritan Sadedinin si trajner i parë i skuadrës. Pavarësisht shkarktimi, Dritan Sadedini do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit.
Klubi nuk ka konfirmuar ende se kush do të jetë trajneri i ri.
Flamurtari po kalon momente shumë të vështira, teksa me humbjen e djeshme ndaj Vllaznisë, mbylli fazën e parë të kampionatit pa asnjë fitore dhe me vetëm dy pikë në renditje, që rrezikojnë seriozisht të ardhmen.
I rendiur në vend të fundit, Flamurtari është aktualisht 8 pikë larg vendit të tetë, që do e shpëtonte nga rënia nga kategoria.
Top Channel