23/11 22:35
Është bërë zyrtare vendimi i Federatës Spanjolle të Futbollit për caktimin e datës së zhvillimit të ndeshjes së parë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
Në orarin zyrtarë të La Ligës kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet këtë të shtune, 26 tetor por tanimë është shtyer për datën 18 dhjetor, krejt kjo për shkak të situatës në Kataloni.
Në këtë mënyrë, plotësohet kërkesa e dy klubeve të Barcelonës dhe të Real Madridit.
La Liga ishte e para që kërkoi të shtyjë këtë ndeshje, nuk ra dakord për datën 4 dhjetor, gjithashtu e propozuar nga katalanasit dhe “Los Blancos”.
Top Channel