Gjatë një bisede, njerëzit zakonisht kontaktojnë me sy nga 30 deri në 60 përqind të kohës. Por, për të krijuar një lidhje emocionale të vërtetë, përqindja duhet të shkojë nga 60 deri në 70. Përdorimi i kontaktit me sy është një aftësi që mund të zotërohet me praktikë.
Nëse jeni duke u përpjekur të merrni pikë gjatë një mbledhje bordi ose duke kaluar një mbrëmje romantike me dikë, vështrimi juaj mund të thotë më shumë sesa fjalët. Në vijim do t’ju rendisim disa arsye se pse duhet të vlerësoni rëndësinë e mësimit të kësaj aftësie të rëndësishme në gjuhën e trupit:
1. Ju mban më shumë të vetëdijshëm
Në një grup shoqëror, nëse shihni dikë që vështron drejt jush, mund të filloni të përqëndroheni më shumë në veprimet dhe mënyrat tuaja. Mund të jetë një gjë pozitive nëse e merrni atë në mënyrën e duhur.
2. Krijon dhe thellon tërheqjen
Kontakti me sy rrit vetëdijen. Të gjithë e dimë se një buzëqeshje është një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar dhe thelluar një tërheqje.
3. I bën fjalët tuaja më të paharrueshme
Kjo teknikë mund të jetë po aq e efektshme nëse po jepni prezantime në biznes ose përpiqeni ta bëni fëmijën tuaj të kuptojë diçka.
4. I ndihmon njerëzit të të kujtojnë
Gjuha e fortë e trupit shoqëruar me një vështrim të thellë ka një ndikim shumë të fortë në një audiencë.
Po kështu:
5. Mund të përdoret për të vërejtur një gënjeshtar
6. Mund t’ju bëjë të dashuroheni
7. Tregon respekt dhe vlerësim
Top Channel