Macron vizitë në Shqipëri dhe Maqedoni? Shkupi: Nuk kemi asnjë informacion
22/10/2019 11:56
Duke cituar burime diplomatike, mediat shqiptare raportuan dje për një vizitë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita raportohej se do të zhvillohet muajin e ardhshëm.
Por, Qeveria në largim e Maqedonisë mohon të ketë informacion për këtë vizitë.
Media maqedonase “Meta.mk” ka kontaktuar me Qeverinë për lajmin, e cila është përgjigjur: “Nuk e kemi këtë informacion për momentin”.
Presidenti Macron ishte lideri kryesor në Bashkimin Evropian që vendosi veton për hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.
Top Channel