Kryetari i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Jean-Claude Juncker, duke folur për vendimin e mosfillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se është një zhgënjim dhe gabim i madh, raporton Anadolu Agency (AA).
Juncker, i cili foli në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg, vlerësoi Samitin e Liderëve të BE-së që u zhvillua javën e kaluar.
Ai vendimin e liderëve të BE-së për mos fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e vlerësoi si “një zhgënjim dhe gabim i madh”. “Ky vendim ndikon thellë të dy vendet. Askush nuk do t’i besojë Evropës që njëkohësisht premton dhe nuk mban premtimin”, theksoi Juncker.
– “Brexit humbje kohe dhe energjie”
Juncker komentoi edhe procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit). “Ndjej dhimbje që një pjesë të gjatë të detyrës sime ia dedikova Brexitit. Brexit është humbje kohe dhe energjie”, tha ai.
Ndërkohë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se “Duhet të jemi të gatshëm për çdo lloj skenari. Ashtu siç i tregova edhe kryeministrit britanik (Boris) Johnson, largimi pa marrëveshje asnjëherë nuk do të jetë preferenca e BE-së”.
Top Channel