Zlatan Ibrahimovic mbetet një lider për skuadrat ku luan pavarësisht si quhen ato; Manchester United apo Los Angeles Galaxy.

Suedezi e konfirmoi këtë teksa mblodhi skuadrën kaliforniaNe pas suksesit ndaj Minnesotës që i mundësoi Galaxy kalimin në gjysmëfinale të MLS duke karikuar shokët e tij të skuadrës.

“Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalemi përballë askujt. do të vazhdojmë kështu. T’i shkatërrojmë të gjithë”, ishin fjalët e sulmuesit 38-vjeçar për të inkurajuar lojtarët e tjerë të skuadrës së LA Galaxy.

Top Channel