Në ambientet e Hotel Tiranës është bërë lancimi i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit ku i pranishëm ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i saj Ilir Shulku.

Në këtë takim u bë e ditur blerja nga ana e këtij Departamenti e platformës Wyscout për 4 vite dhe që iu është ofruar klubeve të Kategorisë Superiore. Platforma Wyscout u jep mundësinë klubeve që të sigurojnë të dhëna mbi ndeshjet e zhvilluara dhe ato pasardhës.

Në të njëjtën kohë ajo u jep mundësinë atyre që të monitorojnë dhe marrin informacione për futbollistë mbi 124 shtete të botës dhe 400 kampionate duke i lejuar të hyjnë në bazën e saj të të dhënave dhe videove.

Në një komunikatë për shtyp vetë Wyscout ka theksuar se synimi është mbështetja e zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe kudo në botë  Platforma Wyscout ka një eksperiencë në fushën e zhvillimit të futbollit teksa ka bashkëpunuar edhe me klube prestigjiozë në Evropë si Juventus, Paris Saint Germain, Manchester United Bayern e me skuadra të ndryshme përfaqësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA