Lautaro Martinez është një bast i fituar nga Diego Milito i cili ishte personi kryesor që ndërhyri që sulmuesi argjentinas të transferohej nga Raicng tek Inter verën e sezonit të kaluar.

Ai i kushtoi Interit 25 milion dollar dhe tashmë pas vetëm një viti Barcelona është e gatshme të shpenzojë 120 milion euro.

Lautaro sezonin e kaluar luajti si zëvendës i Icardit, por në momentin që ish numri 9-të i zikaltërve pati përplasje me shoqërinë, Martinez u kthye në titullar të padiskutueshëm.

Ai është një lojtar që ka ardhur në rritje dhe është shumë i rëndësishëm për skemën e Contes.

Në 10 ndeshje në këtë sezon, 22-vjeçari ka shënuar 5 gola.

Klubi spanjoll po tenton që ta transferojë që në janar, me Suarez që duket se është drejt largimit.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA