Çështja Griezmann/ Barça-Atletiko arrijnë paqen me 15 mln euro

22/10/2019 13:56

Barcelona dhe Atletico Madrid duket se kanë vënë paqen mes tyre për cështjen e transferimi të Antoine Griezmann te skuadra katalanase. Sipas të përditshmes spanjolle, ‘El mundo’, Barcelona ka pranuar të derdhë në arkat e ‘Los Colchoneros 15 milionë Euro për të mbyllur përfundundimisht këtë cështje teksa ka nënshkruar me ta një akord konfidencial sipas të cilit kampionët e Spanjës sigurojnë edhe të drejtën për të marrë 5 futbollistë nga Atletico Madrid mes të cilëve figurojnë emrat e Saul dhe Gimenez.

Atletico Madrid prej muajsh i kishte ofruar Barcelonës mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje monetare në lidhje me këtë cështje me katalanasit që do të kalonin shifrën e 120 milionë Eurove të shpenzuara për Griezmanin për të evituar përballjen në Gjykatën Supreme Spanjolle.

Ndërkaq Barcelona ka reaguar ndaj këtij lajmi të ‘El Mundo’. Burime pranë klubit katalanas konfirmuan për të përditshmen ‘Sport’ se ka një marrëveshje me Atleticon për pagesën e 15 milionë Eurove, por mohuan se në këtë marrëveshje është përfshirë edhe e drejta për blerjen e Saul Gimenez. Sipas tyre interesi i barcelonës për këta dy futbollistë ekziston, por nuk është i lidhur aspak me cështjen e blerjes së Antoine Griezmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA