Themeluesi i kompanisë “Blue Origin” dhe njeriu më i pasur i botës, Jeff Bezos njoftoi sot se do t’u bashkohej tre emrave të mëdhenj të aeronautikës, për të fituar një kontratë të NASA-s për t’u rikthyer në Hënë.

Jeff Bezos njoftoi se kompania e tij ishte e lidhur me Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Draper për t’i propozuar NASA-s ndërtimin e sondave që do të transportojnë dy astronautë amerikanë në Hënë, gjatë misionit Artemis 3 të planifikuar në teori për në vitin 2024.

“Këto lloj sipërmarrjesh janë aq ambicioze, saqë duhen bërë me partnerë. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në Hënë”, deklaroi kreu i Amazon, gjatë Kongresit të 70-të Ndërkombëtar të Aeronautikës, që po zhvillohet në Uashington.

Të katërta kompanitë do t’i përgjigjen bashkarisht thirrjes së tenderit të NASA-s deri më 1 nëntor. Agjensia hapësinore amerikane do të duhet më pas të vendosë se kush do të transportojë astronautët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA