Vëllai humbi jetën në aksident/ Gjylameti: S’ka presion ndaj organeve ligjzbatuese, për hir të fëmijëve mos aludoni me…

21/10/2019 19:39

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar me një status në facebook, pasi vëllai i saj ndërroi jetë në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan.

Në lidhje me aksidentin Gjylameti thotë se nga ana e saj nuk është bërë asnjë presion ndaj “organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër”.

“Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë”, shkruan ajo më tej.

Kujtojmë se vëllai i deputetes, ushtaraku 37-vjeçar, Elton Maçolli, humbi jetën të shtunën në mbrëmje. Makina e të ndjerit u përplas me një kamion brenda në tunelin e autostradës Tiranë- Elbasan dhe si pasojë makina e vogël, e cila ishte me gaz shpërtheu dhe drejtuesi u dogj brenda.

Statusi i Gjylametit

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA