Manchester City i ndalon hyrjen 300 tifozëve të Atalantës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në mesjavë që cilët kishin blerë bileta me vende në sektorë të ndryshëm nga ai i përcaktuar për tifozët e Atalantës.
Vendimi u mor të premten kur klubi anglez dërgoi një email te klubi italian ku bëri të ditur anulimin e këtyre biletave, sigurisht duke pranuar edhe rimbursimin e tyre brenda 3-5 ditëve.
Ndërkaq vetë Atalanta u sugjeroi tifozëve të saj që të mos paraqiten në portat e Etihad stadium për të evituar situata të pakëndshme. Kjo do të thotë se në stadium, për ndeshjen e së martës do të jenë 2750 tifozë të Atalantës që do të sistemohen në sektorin e tyre, me këta të fundit që i kanë blerë biletat e tyre nëpërmjet një agjencie turistike nëpërmjet një pakete fluturim-biletë stadium.
Përpara këtij vendimi, optimizmi te tifozët e Atalantës ishte në nivele të larta duke qenë se sektori për tifozët e skuadrës udhëtuese në Etihad Stadium ka një kapacitet prej 4000 vendesh, por në fund kampionët e Anglisë vendosën t’i përmbaheshin rregullit të UEFA duke i garantuar klubit italian 5% të kapacitetit total prej 55 mijë vendesh.
Top Channel