Shoqatat e vajzave gjimnaziste në shkollat e Roterdamit kanë një traditë të veçantë, në të cilën studentët shtyjnë njëri-tjetrin për rreth pesë minuta para se të bëjnë një festë të përvitshme.


Por shpesh herë kjo procedurë del jashtë kontrolli dhe vajzat fillojnë të kapen prej flokësh e të qëllohen me dhunë, duke bërë që të mos duket më si lojë.

Drejtuesit e shoqatave thonë që mënyra tradicionale e festimit është pak e vështirë për t’u kuptuar nga ata që e shohin nga jashtë, por gjithashtu pranojnë se shpesh herë del duarsh dhe të rinjtë fillojnë të qëllohen me forcë.

Megjithatë, drejtuesit këmbëngulin se më pas festa vazhdon shumë miqësisht.

Aj.P

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA