Arqipeshkvi Angelo Massafra mesazh palëve politike: Mendoni për vendin; lini mënjanë interesat personale

21/10/2019 12:48

Në meshën e shenjtë për “Festën e Zojës” në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, Arqipeshkvi, monsinjor Angelo Massafra ka përçuar edhe një mesazh për klasën politike.

Në fjalën e tij, monsinjor Angelo Massafra tha se palët politike duhet të vënë në plan të parë interesat qytetare përkundrejt atyre personale, pasi në këtë formë do të shmanget edhe rreziku që i kanoset shoqërisë.

“Dëshiroj t’ua drejtoj mendimin tim në këtë qytet të Shkodrës atyre që kanë përgjegjësi drejtuese apo qeverisëse për të siguruar për lutjen apo bashkëpunimin faktik të të gjithëve katolikëve shkodranë. Të kesh përgjegjësi nuk është arsye krenarie, por  të vë ne një pozicion të veçantë pasi pret fjalë për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët dhe me të gjitha vështirësitë që rrjedhin nga një gjë e tillë.  Ftoj që të favorizohet më shumë bashkëpërgjegjësia e qytetarëve në mbarështrimin e gjërave publike duke shmangur kështu rrezikun e interesave private që nuk ndihmojnë në zhvillimin e vërtetë të një shoqërie”, tha Arqipeshkvi, monsinjor Angelo Massafra.

Në fund, një lutje për shtresat në nevojë.

“Në fund kam një mesazh ngushëllimi për të sëmuret dhe gjithë të vuajturit, të braktisurit dhe gjithë shtresat në nevojë që të keni shpresë dhe mos u dorëzoni, sepse Zoti nuk iu braktis kurrë”, përfundoi monsinjor Angelo Massafra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA