Futbollistët e Milan-it kanë barazuar sonte si vendas përballë skuadrës Lecce me rezultat 2:2.

Golin e parë për vendasit e shënoi Calhanoglu në minutën e 20-të, derisa shifrat i barazoi në 1:1 Babacar në minutën 62. Vendasit erdhën serish në epërsi me golin e Piatek, nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë me fitoren e “rosonerëve”, Calderon shënon golin e barazimit në minutën e dytë të kohës shtesë. Milan renditet në pozitën e 12-të në tabelë me dhjetë pikë, po aq sa kanë edhe Torino e Udineze dy pozita më lartë, por me gol-diferencë më të mirë.

Ndërsa për Lecce ky ishte barazimi i parë në këtë sezon dhe skuadra tash renditet në pozitën 15 në tabelë me gjithsej shtatë pikë.

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Hernandez; Paquetá (67′ Krunic), Biglia, Kessié (80′ Rebic); Suso, Leao (67′ Piatek), Calhanoglu.

LECCE (4-3-1-2): Gabriel; Meccariello, Rossettini, Lucioni, Calderoni; Majer (64′ Petriccione), Tachtsidis, Tabanelli; Mancosu; Falco (46′ Farias), Babacar (82′ Lapadula).

Në tabelën e Serie A, pas tetë xhirosh, kryeson Juventus me 22 pikë, derisa Inter është i dyti me 21 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA