“Shiko Kush LUAN” premton edhe sonte që nuk do të shkëputeni dot nga ekrani. Të ftuarit dhe argëtimi janë zjarr…

19/10/2019 14:30

Edhe pse janë transmetuar vetëm tre puntata të “Shiko Kush LUAN” e shtuna është kthyer në ditën e preferuar të publikut për t’u argëtuar me lojërat dhe të ftuarit e Luana Vjollcës.

Me pjesëmarrjen e veçantë të Blendi Fevziut dhe një interviste tejet personale nga moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca, programi nisi ashtu siç duhej.

Një kampion në peshëngritje si Erkand Qerimaj, një tjetër kampione e gazetarisë si Iris Luarasi përballë njëri tjetrit jo vetëm si kundërshtarë.
Çiljeta që është nga vajzat më seksi të showbizit edhe një herë tregon disa gjëra pikante me çiltërsinë e saj.

Trim Jetullahu na bindi që është shumë i talentuar jo vetëm djalë i pashëm dhe si asnjëherë më parë, artistja Shkurte Fejza kundër së bijës Gresa Behluli. Këto dhe shumë të tjera vetëm në “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA