Ekipi i Veracruz, në kampionatin Meksikan, nuk po kalon një moment të mirë. Ata aktualisht ndodhen në vendin e fundit të renditjes, duke llogaritur 4 pikë në 13 ndeshje. Ekipi meksikan po vuan edhe në aspektin financiar, kjo ka ndikuar tek lojtarët të cilët po kalojnë muaj të tërë pa marrë rrogat.
Për këtë arsye në kuadër të javës së 14-të të kampionatit meksikan kundër Tigres, lojtarët vendosën të mos luanin dhe të qëndronin në vend si birila. Ekipet e tjera janë solidarizuar me këtë formë proteste të lojtarëve të ekipit të Veracruz. Ndërsa Tigres nuk u treguan tolerantë dhe shënuan në fillimin e sfidës tre gola.
Ky veprim i Tigres ka shkaktuar mjaft polemika në Meksikë. Kapiteni i Veracruz në përfundim të sfidës deklaroi: “Për fat të keq ata na injoruan. Lojtarët e Tigres e dinin që ne do të qëndronim të palëvizur në fushë për tre minuta, në shenjë proteste për mosmarrjen e rrogave. Është një gjë e trishtueshme, ne jemi të gjithë profesionistë, të gjithë duhet të kujdesemi për çështje të tilla. Ju e patë se çfarë ndodhi”.
Pamjet e sfidës janë bërë virale dhe po bëjnë xhiron e botës.
Veracruz are taking on Tigres and their players are straight up not moving in protest of the fact that they haven’t been paid their wages. this is amazing. #LigaMX pic.twitter.com/1BQZUiaqq1
— amadí (@amadoit__) October 19, 2019
Top Channel