Nuk ka fitues në ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Bylisit. 90 minutat e kësaj sfide u mbyllën me barazimin 1-1, një rezultat ky që favorizon Teutën që qëndron në krye të klasifikimit.
Pjesa e parë e kësaj sfide përfundoi me rezultatin 0-0 me skuadrat që krijuan shanset e tyre për shënim, por pa i konkretizuar ato.
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat me Luftëtarin që mori avantazhin me golin e Ackës në minutën e 62 të sfidës, ndërkohë që Bylisi fitoi një 11 metërsh në 15 minutat e fundit të sfidës që u shndërrua në gol nga portieri Isli Hidi që duket se i është caktuar detyra e ekzekutimit të penalltive tek skuadra mallakastriote.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as momentet e tensionit mes trajnerit të Luftëtarit dhe arbitrave të sfidës. Gjithsesi edhe me këtë barazim, Luftëtari mbetet në vendin e parafundit në renditje, ndërkohë që Bylis është i dyti me 13 pikë.
Top Channel